Mancini: Çfarë mund t’iu them për Balotellin? - Gazeta Express
string(42) "mancini-cfare-mund-tiu-them-per-balotellin"

Gazeta Express

30/05/2020 21:13

Mancini: Çfarë mund t’iu them për Balotellin?

Gazeta Express

30/05/2020 21:13

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, ka reaguar ndaj problemeve të fundit me të cilat është përballur sulmuesi italian Mario Balotelli, duke thënë se thjesht shpreson që ai do të kthehet në stërvitje.

Të martën, trajneri Diego Lopez dhe pjesa tjetër e skuadrës së Brecias i nisën stërvitjet në fushën e blertë, mirëpo sulmuesi Mario Balotelli nuk ishte i pranishëm në atë seancë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mediumet italiane e arsyetuan mungesën e Balotellit duke iu referuar marrëdhënies së përkeqësuar mes tij dhe pronarit të klubit, Massimo Cellinos.

Këto probleme në karrierën e Balotellit bëjnë që ai të ketë gjasa shumë të pakta që të luajë për Kombëtaren e Italisë. Për këtë u pyet edhe trajneri Roberto Mancini, i cili megjithatë s’pati shumëçka për të thënë.

“Çfarë mund t’ju them për Marion?”, tha Mancini.

“Unë thjesht shpresoj që ai do të kthehet në stërvitje”.

Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, i cili së shpejti do t’i mbushë 30 vjeç duket se do të largohet nga klubi i vendlindjes pas vetëm një sezoni aty, përkundër që kontrata e tij në Mario Rigamonti nuk skadon deri më qershor të vitit 2022.

Balotelli i ka shënuar pesë gola në 19 paraqitjet e tij për Brescian në Serie A, përderisa klubi radhitet në pozitën e fundit në tabelë, me 16 pikë të fituara nga 26 xhirot e zhvilluara. /Gazeta Express/