Manchester Unitedi ofron 80 milionë për Milinkovic


Gazeta Express
11 Korrik 2019 12:05

Manchester Unitedi ende nuk ka bërë ofertë formale për Sergej Milinkovic-Savic, por ia ka bërë me dije Lazios se është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro për të.

Sipas Sky Sport Italia, dy klubet kanë nisur kontaktet për ta diskutuar situatën rreth mesfushorit serb, transmeton Gazeta Express.

Paris Saint-Germain, në anën tjetër, ka bërë ofertë formale për Milinkovic, e cila nuk është konsideruar si e mjaftueshme nga klubi italian.

Sky pohon se Unitedi e ka bërë të qartë se është i gatshëm të paguajë deri në 80 milionë euro për serbin.

Megjithatë, Lazio i do 100 milionë euro për mesfushorin, një ulje prej 120 milionë euro sa i kërkonte një vjet më parë.

Me të, Unitedi synon ta zëvendësojë Paul Pogban që po e kërkon largimin nga Old Trafford. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart