Manchester Unitedi i ka ofruar 80 milionë euro për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Afrimi i Harry Maguire për 90 milionë euro verën e kaluar, me anglezin që u bë mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli, nuk ka zgjidhur të gjitha problemet në prapavijën e Manchester United, që vazhdon të pësojë gola me frekuencë të madhe.
Për këtë arsye Djajtë e Kuq gjatë kësaj vere do të tentojnë një tjetër goditje të madhe në mbrojtje.
Objektivi i madh i United është qendërmbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly.
Klubi nga Old Trafford është gati t’i ofrojë 80 milionë euro për kartonin e senegalezit, të cilin presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentiis e vlerëson 100 milionë euro, por për shkak të krizës nga pandemia e koronavirusit, mund ta bëjë një lëshim.