Manchester United zyrtarisht në krizë


Gazeta Express
22 Shtator 2019 16:53

Manchester United ka pësuar humbjen e dytë në Premierligë për sezonin 2019/20, teksa ka edhe 2 barazime e 2 fitore pas gjashtë xhirove. “Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e tetë momentalisht.

West Ham United e ka mposhtur 2-0 Manchester Unitedin në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë, duke ia shkaktuar humbjen e dytë për sezonin 2019/20.

Unitedi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin dhe humbja e radhës është një tjetër shenj se “Djajtë e Kuq” janë në krizë të rezultateve.

Andriy Yarmolenko në minutën e 44’ dhe Aaron Cresswell në minutën e 84’, shënuan për fitoren e pastër të vendasve, që shkuan në kuotën e 11 pikëve në pozitën e katër, kurse Unitedi zbret në pozitën e tetë, me tetë pikë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart