Manchester United interesohet për Conten - Gazeta Express
string(40) "manchester-united-interesohet-per-conten"

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 21:42

Manchester United interesohet për Conten

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 21:42

Manchester United po e shqyrton shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer nga pozita e trajnerit pas një fillimi të keq të sezonit. Një nga emrat në listen e menaxhmentit të “Djajve të Kuq” është ai i Antonio Contes.

Madje, tashmë kanë arritur edhe shenjat e para të interesit nga klubi anglez për teknikun italian, raporton Sky Italia.

Lexo Edhe:

Conte është i papunë që prej se u largua nga Interi në fund të sezonit të kaluar dhe kishe biseduar me Tottenhamin për ta zëvendësuar Jose Mourinhon në verë.

52-vjeçari nuk e kishte menduar Unitedin si mundësi për punën e tij të radhës, por forma e mjerueshme e klubit në javët e fundit dhe sidomos disfata turpëruese prej 5:0 kundër Liverpoolit, e ka sjellë Solskjaerin buzë shkarkimit.

Sipas mediave britanike, Conte është i gatshëm ta udhëheqë Unitedin tani, por dëshiron të sigurohet nga drejtuesit e klubit se do t’i ketë në skuadër lojtarët që ai i dëshiron.

Conte ka histori të dëshmuar në ligat vendore, pasi e ka fituar Premierligën me Chelsean në vitin 2017, si dhe disa tituj në Serie A me Juventusin dhe një me Interin në vitin 2020./Gazeta Express/