Manchester United futet në garë për Kanten - Gazeta Express
string(42) "manchester-united-futet-ne-gare-per-kanten"

Manchester United futet në garë për Kanten

Gazeta Express

28/09/2020 11:27

Manchester Unitedi është futur në garë për blerjen e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Mesfushori francez Kante është shumë i dëshiruar në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas Mirror, drejtuesit e Unitedit tashmë i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Kantes, në përpjekje për ta siguruar një marrëveshje befasuese.

Chelsea është i hapur për ta shitur francezin, por Kante duhet ta pranojë një ulje ta madhe page për ta bërë të mundur kalimin në Old Trafford.

Trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer është adhurues i madh i Kantes dhe beson se ai mund t’ia përforcojë edhe më shumë mesfushën.

Por për t’i siguruar shërbimet e tij, gjiganti anglez duhet ta mposhtë edhe konkurrencën nga Interi.

Kante është synimi kryesor i trajnerit të Interit, Antonio Conte, me të cilin ka punuar gjatë kohës së italianit në stolin e Chelseat. /Gazeta Express/