Manchester City kërkon ta mbrojë titullin në Premierligë me fitore ndaj Brighton


Gazeta Express
12 Maj 2019 15:04

Manchester City do të kurorëzohet kampion i Premierligës për sezonin 2018/19 nëse e mposhtë Brightonin të dielën në AmaEx Stadium.

Skuadra e Pep Guardiolës futet në xhiron e fundit të sezonit me një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Liverpooli, dhe do ta mbrojë titullin në Premierligë nëse fiton apo korr rezultat të njëjtë si skuadra e Jurgen Klopp, raporton Gazeta Express.

City edhe në të kaluarën ka përjetuar dramë në ditën e fundit të sezonit, me golin e famshëm të Sergio Agueros në fitoren ndaj QPR-së në sezonin 2011012, duke ia rrëmbyer titullin Manchester Unitedit.

Këtë herë, është Brightoni që synon ta ndalë Cityn, një skuadër që tashmë e ka siguruar mbijetesën në ligën elitare angleze edhe për sezonin tjetër.

Të gjitha ndeshjet e Premierligës, javës së fundit, nisin në orën 16:00.

Formacionet zyrtare:

Brighton:

Manchester City:

Te fundit


Kthehu lart