Manchester City i ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit - Gazeta Express
string(59) "manchester-city-i-ofron-50-milione-euro-per-yllin-e-milanit"

Gazeta Express

04/06/2020 10:35

Manchester City i ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit

Gazeta Express

04/06/2020 10:35

Futbolli evropian do të rifillojë gradualisht, teksa klubet e mëdha po studiojnë mundësitë e reja të tregut.

Në shtëpinë kuqezi, Ismael Bennacer është padyshim një nga më pozitivët e një sezoni të komplikuar, ndaj ka përfunduar në radarët e Manchester City, konkretisht të Pep Guardiolës.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve nga “RMC Sport”, trajneri spanjoll e ka kontaktuar drejtpërdrejt talentin e ri të kuqezinjve, një profil i përkryer, i përputhshëm me futbollin e “qytetarëve”, referuar cilësive teknike në fazën e driblimit.

Sidoqoftë, një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro shfaqet në kontratë, e cila duhet paguar nga anglezët, nëse duan ta marrin vërtet algjerianin.

Kjo është e fiksuar qartë në marrëveshjen e nënshkruar verën e kaluar mes tij dhe kuqezinjve.

PSG është gjithashtu e interesuar për lojtarin, por deri më tani nuk ka negociata të vërteta në zhvillim.