Manchester City e mposht West Hamin në një mot me borë - Gazeta Express
string(54) "manchester-city-e-mposht-west-hamin-ne-nje-mot-me-bore"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 17:08

Manchester City e mposht West Hamin në një mot me borë

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 17:08

Manchester City e ka mposhtur 2:1 West Hamin në një terren me borë në Mançester, duke e shtuar trysnin ndaj liderit të Premierligës Chelsea.

Ilkay Gundogan dhe Fernandinho i shënuan golat e triumfit për skuadrën e Pep Guardiolës në Etihad, me Manuel Lanzinin që e shënoi golin ngushëllues për vizitorët, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për kampionin në fuqi, që ia shkaktoi njëkohësisht disfatën e dytë çekanëve në dy ndeshjet e fundit.

City tani mbledh 29 pikë nga 13 ndeshje dhe renditet i dyti, me pikë të barabarta me liderin Chelsea.

Chelsea takohet me Manchester Unitedin sonte më vonë në Stamford Bridge.

Liverpooli ngel i treti me 28 pikë në një garë të ngushtë tashmë për titull mes tri ekipeve.

Përkundër humbjes, skuadra e David Moyes e ruan pozitën e katërt me 23 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e pestë. /Gazeta Express/