Manastirliu: Nuk bëjmë hapa pas, nga 1 qershori hapet gjithçka veç këtyre aktiviteteve - Gazeta Express
string(84) "manastirliu-nuk-bejme-hapa-pas-nga-1-qershori-hapet-gjithcka-vec-ketyre-aktiviteteve"

Manastirliu: Nuk bëjmë hapa pas, nga 1 qershori hapet gjithçka veç këtyre aktiviteteve

Gazeta Express

29/05/2020 15:00

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se pavarësisht rritjes së shifrave nga data 1 qershor do të vazhdojë plani i hapjes ashtu si ishte vendosur.

Ajo deklaroi se nga 1 qershori do të lejohet lëvizja në të gjithë territorin e vendit, hapen plazhet. çerdhet, kopshtet dhe kufijtë tokësorë,

Lexo Edhe:

“Nuk duhet harruar se rihapja kërkon vigjilencë individuale. Do vazhdojmë me planin tonë të rihapjes me lirinë e lëvizjes. Do të kërkohet sakrifica individuale.

Është vendosur që ne të ndjekim planin e vendosur më herët pavarësisht rritjes së shifrave.

Nga 1 qershori lejohet lëvizja në të gjithë territorin pa asnjë kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe kufijtë tokësore. Mbetet në fuqi karantina 14 ditë.

Nga data 1 qershor plazhet do të jenë të hapura me autorizime nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur në këtë periudhë. Të gjithë të zbatojnë protokollet që do të bëhen publike

Do lejohen kampionatet sportive pa praninë e publikut. Do të hapen parqet. Po punohet për një plan për transportin publik por deri në miratimin e tij do qëndrojnë të mbyllura.

Do qëndrojnë të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, palestrat dhe clubet”, tha Manastirliu.