Manaj pozon në fanellë të Barcelonës: Jam në klubin më të madh në botë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

20/01/2020 23:44

Manaj pozon në fanellë të Barcelonës: Jam në klubin më të madh në botë

Ballina

Gazeta Express

20/01/2020 23:44

Ish sulmuesi i Interit ka kaluar në klubin e kryeqytetit të Katalunisë dhe do të luajë për skuadrën e dytë të Barcelonës

Barcelona ka transferuar Trey Manaj nga Albacete për një shumë fillestare 700 000 euro, me ish sulmuesin e Interit që ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023.

Shuma mund të rritet në dy milionë euro bazuar në paraqitjet me bonuse në tri vite e gjysme, me 22 vjeçarin Manaj që do të luajë me Barcelona B që garon në ligën e tretë spanjolle.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës B, 22-vjeçari tregon se synon që sezonin e ardhshëm skuadra të ngjitet në La Liga 2.

“Mendoj se është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Vij te një klub i madh, për të cilin mendoj se është më i madhi në historinë e futbollit. Mezi prej që të luaj me ekipin e ri. Kur Barcelona më bëri ofertë, nuk pranova të merrja në shqyrtim asnjë propozim tjetër dhe e vetmja gjë që dëshiroja ishte të mbërrija sa më shpejt këtu. Tani jam shumë i lumtur”

“Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time të re. Një sulmues duhet të shënojë dhe uroj që këtë gjë ta realizoj këtu. I kam vendosur vetes disa synime personale, por mbi të gjitha dëshiroj që skuadra të ngjitet në kategorinë e dytë. Barcelona është klubi më me rëndësi në botë, prandaj këtu gjithçka shkon në mënyrë perfekte”, shprehet Manaj.

Pasi filloj karrierën me Cremonese, shqiptari-i cili thuhet se do të këtë klauzolë 50 milionë nëse ka sukses në Barcelonë-u transferua në Inter por bëri vetëm gjashtë paraqitje për klubin por mandej u huazua në Pescara, Pisa dhe Granada, transmeton GazetaExpress.

Çdo huazim i tij nuk ishte i suksesshëm, me Manajn që ka shënuar pesë gola në total nga 50 paraqitje në të tria klubet.

Manaj ju bashkua Albacetes në korrik të vitit 2018 në huazim me obligim blerjen dhe u ringjall si futbollist pasi që shënoi 10 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën që garon në divizionin e dytë spanjoll.

Ai tani ka mundësi që të impresionoi në korridoret e Barcelonës për ligat me të ulëta, që do të thotë e ka mundësinë ta tregoi vetën.

Pasi që ishte e pamundur që ai ti përmbush pritjet e Interit që ta mbajnë në skuadër kur nënshkroi si 18 vjeçar, Barcelona shpreson që ai të këtë paraqitje të mirë dhe në fund ti shpërblehet investimi i tyre i vogël -siç shihet edhe në klauzolën e lirimit të lojtarit që është 50 milionë euro.

Megjithatë, Manaj do të detyrohet që të garojë për minuta me sulmuesin momental të Barcelona B, Abel Ruiz por edhe me Alejandro Marques, ku që të dy janë tri vjet më të ri se ai.

Manaj shpreson që ta përdorë përvojën e tij që t’i largojë nga formacioni sulmuesin Ruiz i cili nuk është se ka pasur paraqitje të mirë, pasi që ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asiste në 18 paraqije kurse Marques i cili nuk ka shënuar që 11 ndeshje për klubin katalunas. /GazetaExpress/