Manaj i LDK-së ftohet në seancën publike të Kushtetueses për rastin e Etem Arifit, kundërshtohet nga kolegët - Gazeta Express
string(104) "manaj-i-ldkse-ftohet-ne-seancen-publike-te-kushtueses-per-rastin-e-etem-arifit-kundershtohet-nga-koleget"

Gazeta Express

25/11/2020 10:20

Manaj i LDK-së ftohet në seancën publike të Kushtetueses për rastin e Etem Arifit, kundërshtohet nga kolegët

Gazeta Express

25/11/2020 10:20

Gjykata Kushtetuese më 2 dhjetor do të mbajë seancë dëgjimore në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi ndaj Qeverisë Hoti.

Kjo çështje që është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtuese gati gjashtë muaj më parë ende nuk ka marrë epilog.

Lexo Edhe:

Në këtë seancë është ftuar të marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.  

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se kryetari i këtij Komisioni nuk duhet të shkojë në seancën dëgjimore publike.

Kurse Manaj ka thënë se nuk e refuzon ftesën e Gjykatës Kushtetues për pjesëmarrje në këtë seancë.

Evgjeni Thaci ka thënë se ka pritur që Manaj të thotë se nuk do të shkoj atje.

“Ju si kryetari i Komisionit nuk e keni konsensusin dhe mendoj që s’duhet të merrni pjesë në atë seancë”.

Deputeti i Nismës, Endrit Shala ka thënë se Manaj mund të jetë prezentë në seancë veç si deputet e jo si përfaqësues i Komisionit.

“…qëndrimi juaj mund të jetë si deputet, por jo si qëndrim i Komisionit andaj ku kisha kërkuar që mos të bëhet si rast debati i deputetit Arfiti që nuk po mund të jetë i pranishëm në atë seancë”.

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se Manaj është thirrur në atë seancë në cilësinë e kryetarit të këtij Komisioni.

“Cili do të jetë qëndrimi juaj si kryetar i këtij Komisioni në atë seancë, ta hapim këtë debat”.

Manaj më pas ka thënë se do ta paraqes qëndrimin e Komisionit për këtë çështje.

“…nëse më pyesin qëndrimin si deputet do ta jep atë që e kam thënë edhe më herët”.

Në Komision është formuar grupi punues për shqyrtimin e propozimeve për kandidatë të provimit të jurispodencës.

Deputeti Basha ka propozuar ta formojnë një grup punues për të shqyrtuar komplet aplikacionet e kandidatëve të propozuar.

Kurse bashkëpartiaku i tij, deputeti Artan Abrashi tha se Oda e Avokatëve ka shprehur shqetësim që s’ka kandidatë përfaqësues nga ta.

Por sipas kryetarit Manaj, Dastrit Pallaska është avokat që dhe mund të konsiderohet përfaqësues.

Kurse deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se ka nevojë shtesë për hulumtim dhe për përvojën e punës së kandidatëve.

Në Komision është rishpallur konkursi për përzgjedhjen e një anëtari nga Shoqëria Civile të Këshillit Prokurorial të Kosovës.