Manaj: E kërkoja golin, t’i rinovohet kontrata Rejas


load
Gazeta Express
14 Tetor 2019 23:51

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq në mikrofonin e Supersport edhe Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë.

Manaj në intervistën e tij vlerësoi trajnerin Edy Reja dhe shtoi se dëshiron shumë që trajneri të rinovojë kontratën.

Nuk shënoje që prej ndeshjes së parë ndaj Kosovës. Si u ndjetë?

Ishte gol i kërkuar. Kisha disa ndeshje që doja të shënoja. Sot, shënova, por me rëndësi është që të fitonim. Trajneri e kishte përgatitur mirë. Bëmë një nga ndeshjet më të mirë, edhe pse ishte e vështirë të vinim këtu të luanim pas humbjes me Turqinë.

Di të shënosh vetëm gola të vështirë, dhe jo të thjeshtë?

Si të bësh një supergol, si një gol koti, është njësoj. Do doja që të shënoja me Turqinë, sepse mund të provonim për Europian, por kështu është futbolli. Një herë të ngre lart, një herë të ul.

Reja po ju jep besim…

Trajnerin e njohim, ka qenë në ekipe të mëdha, por për njeriun që është, na ka lënë shumë gjëra të lira. Kur jemi në fushë ose stërvitje, kërkon që të japi 100%. Kam një raport të mirë me të. Folëm pak pas ndeshjes. E falënderoj që po më jep mundësi, dhe shpresoj që të rinovojë me Kombëtaren.

Te fundit


Kthehu lart