Man Utd triumfon ndaj Crystal Palace - Gazeta Express
string(36) "man-utd-triumfon-ndaj-crystal-palace"

Man Utd triumfon ndaj Crystal Palace

Futboll

Gazeta Express

04/02/2023 18:05

Manchester United e ka shënuar fitoren e radhës në elitën e futbollit anglez.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së 22-të në Premierligë.

Lexo Edhe:

Bruno Fernandes i kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë, kur realizoi nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Epërsia u dyfishua në minutën e 62-të nga Marcus Rashford.

Casemiro u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 70-të, duke ia vështirësuar gjërat ekipit të tij.

Crystal Palace shënoi në minutën e 76-të, por nuk pati fuqi për ta barazuar rezultatin.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e tretë.