Man Utd synon t'ia vazhdojë kontratën Pogbas - Gazeta Express
string(43) "man-utd-synon-tia-vazhdoje-kontraten-pogbas"

Man Utd synon t’ia vazhdojë kontratën Pogbas

Gazeta Express

07/07/2020 17:00

“Djajtë e Kuq” e kanë bërë prioritet të tyre vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin francez

Manchester United nuk dëshiron të ndahet me Paul Pogban, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të mundshëm të mesfushorit francez nga “Old Traffordi”.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.

Megjithatë, portali “Manchester Evening News” raporton se “Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’ia vazhdojnë kontratën yllit të tyre.

Ish-futbollisti i Juventusit po i kalon 12 muajt e fundit të kontratës me Unitedin, ndërsa atij do t’i ofrohet një kontratë e re e majme.

Tash i mbetet kampionit të botës me Francën të vendos nëse do të mbetet në klubin anglez apo t’i bashkohet Zinedine Zidanet në Madrid. /Gazeta Express/