Man Utd monitoron Cavanin


Gazeta Express
18 Tetor 2019 15:17

“Djajtë e Kuq” kanë paralajmëruar se gjatë janarit do t’i transferojnë dy sulmues

Manchester United ka paralajmëruar përforcime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” janë duke e kaluar një sezon dizastër dhe për këtë e ka ndërmend të lëvizin gjatë dimrit.

Ata gjenden në pozitën e 12-të në Premierligë, në prag të derbit të madh me Liverpoolin, që luhet këtë fundjavë.

Sipas mediave angleze, gjiganti anglez ia ka vënë syrin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Sulmuesi uruguaian është bërë objektivi i parë i “Djajve të Kuq, ndërsa pas tij është Mario Mandzukic i Juventusit.

32 vjeçari i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Ligue 1 këtë sezon për shkak të lëndimit, ndërsa i ka shënuar dy gola.

Ish-futbollisti i Palermos dhe Napolit është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart