“Djajtë e Kuq” do të përballen me skuadrën e fundit në tabelë, Sheffield United në udhëtim në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës
Manchester United do të zbresë sonte në fushën e blertë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Premierligës.
“Djajtë e Kuq” do ta vizitojnë skuadrën e fundit në tabelë, Sheffield United.
Pa dyshim, ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit do ta kërkojë fitoren në këtë duel për të mbetur në hap me kreun e tabelës, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht, United i ka 20 pikë, 8 më pak se lideri Liverpool, i cili megjithatë i ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Nga ana tjetër, Sheffieldi është treguar i pafuqishëm deri tash këtë edicion dhe vështirë se do të mund t’i bëjë ballë ekipit nga “Old Traffordi”.
Ndeshja në mes të Sheffield United dhe Manchester United do të fillojë në orën 21:00.
Paraprakisht, sonte do të ballafaqohen edhe Aston Villa me Burnleyn. /Gazeta Express/