Man Utd beson se do ta transferojë Sanchon në janar - Gazeta Express
string(51) "man-utd-beson-se-do-ta-transferoje-sanchon-ne-janar"

Man Utd beson se do ta transferojë Sanchon në janar

Gazeta Express

13/12/2019 11:12

Talenti anglez është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane pas shpërthimit të tij tek Borussia Dortmundi. “Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta transferojnë atë gjatë janarit

Jadon Sancho po shkëlqen në fanellën e Borussia Dortmundit dhe talenti anglez iu ka rënë në sy klubeve të mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi anglez kërkohet nga klubet si Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid e Barcelona.

Mirëpo, mediumi britanik “Mirror” shkruan se për mesfushorin ofanziv interesimin më të madh e kanë shfaqur “Djajtë e Kuq”.

Madje, klubi nga “Old Trafford” beson dhe shprehet optimist që do të mund ta transferojë Sanchon qysh në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se për pjesën e dytë të sezonit i nevojiten 2-3 përforcime dhe ylli i Dortmundit mund të jetë njëri prej tyre. /Gazeta Express/