Man Unitedi kërkon t’u kthehet fitoreve ndaj West Hamit, formacionet


Gazeta Express
13 Prill 2019 17:34

Disfata me rezultat 2:1 e Manchester Unitedit ndaj Wolves bëri që “Djajtë e kuq” të mbeten më prapa në betejën për top katërshe të Premierligës. Sot, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të tentojë t’u kthehet fitoreve, pas katër disfatave në pesë ndeshjet e fundit.

Manchester Unitedi do ta presë sot në orën 18:30 West Hamin. Kjo ndeshje, e cila është e vlefshme për xhiron e 34-të të Premierligës, do të zhvillohet në stadiumin Old Trafford, raporton Gazeta Express.

“Djajtë e kuq” priten ta rezervojnë një pjesë të energjisë së tyre në këtë ndeshje për përballjen e së martës kundër Barcelonës, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ata prapëseprapë do të tentojnë ta mposhtin West Hamin, që së fundi ka përjetuar disfata nga Chelsea e Evertoni.

Me fitore në këtë ndeshje, skuadra e Solskjaer do të ngrihet në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, me vetëm dy pikë më pak se Chelsea në vend të katërt dhe tri më pak se Tottenhami në vend të tretë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

West Ham:

Te fundit


Kthehu lart