Man Unitedi i dërgon dhuratë speciale Fergusonit për ta mbajtur të izoluar në shtëpi - Gazeta Express
string(84) "man-unitedi-i-dergon-dhurate-speciale-fergusonit-per-ta-mbajtur-te-izoluar-ne-shtepi"

Gazeta Express

27/05/2020 10:42

Man Unitedi i dërgon dhuratë speciale Fergusonit për ta mbajtur të izoluar në shtëpi

Gazeta Express

27/05/2020 10:42

Sir Alex Fergusoni i kaloi 27 vjet të jetës së tij duke e ndërtuar dinastinë e Manchester Unitedit si trajner. Tani, 78-vjeçari duket se i ka kaluar edhe dhjetë javët e tij në karantinë, për shkak të koronavirusit, duke e rindërtuar Old Traffordin, këtë herë në një version lodër.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit është i njohur si njeri i dhënë pas punës, mirëpo ai është detyruar të kujdeset më shumë për shëndetin e tij pasi ishte bërë në mënyrë urgjente operacion në tru në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tani, kur pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasë botën, është edhe më e rëndësishme sesa zakonisht që ai të kujdeset për veten, pasi që përveç problemeve shëndetësore, ai është edhe më i moshuar dhe i përket grupit të njerëzve më të rrezikuar nga virusi Covid-19.

E përditshmja britanike, The Sun, raporton se ish-trajneri legjendar e kontaktoi Manchester Unitedin për t’ia kërkuar setin e “Lego-s” për ta ndërtuar stadiumin e famshëm të Djajve të Kuq, pasi e kishte parë këtë lodër online.

Replika 3898-pjesëshe e Teatrit të Ëndrrave kushton 250 funte dhe e përfshin edhe statujën e famshme të Manchester Unitedit dhe tribunën e stadiumit të emëruar për nder të tij.

Ky set përshkruhet si “përvojë sfiduese për ndërtim” nga kompania Lego dhe parashikohet të ndërtohet brenda shtatë orëve e gjysmë.

Fergusoni nuk është e vetmja legjendë e Manchester Unitedit që është impresionuar nga modeli i Old Trafford i punuar nga kompania Lego.

Trajneri aktual, Ole Gunnar Solskjaer, më parë e kishte pranuar se ishte sfiduar nga ish-kapiteni i tij, Brian Robson, se kush mund ta ndërtojë lodrën më shpejt.

“Unë u sfidova ta ndërtojë Old Traffordin e Lego-s kundër Brian Robsonit. Unë e bëra, në fakt duhet të them që familja ime e bëri atë. Unë s’kisha mjaftueshëm durim”, kishte thënë Solskjaer. /Gazeta Express/