Man United nuk do që ta shesë, por Pogba insiston t’i bashkohet Realit


Gazeta Express
15 Qershor 2019 8:32

Mesfushori insiston që të lërë Man Unitedin për Realin.

Paul Pogba e ka të qartë, dëshiron ta lërë Manchester Unitedin dhe t’i bashkohet Real Madridit, por ekipi anglez refuzon të humbasë yllin e tyre, raporton MARCA, transmeton Gazeta Express.

Agjenti i francezit, Mino Raiola, e di se fillimisht duhet të merret me të ardhmen e Matthijs de Ligt, para se t’ia plotësojë dëshirën Pogbas – çdo gjë mund të përfundojë në korrik.

Zinedine Zidane asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për ta transferuar Pogban dhe Florentino Perez është i gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit francez duke e sjell fituesin e Kupës së Botës në “Santiago Bernabeu”, edhe pse e di mirë shumë se do të jetë e vështirë për ta larguar nga “Old Trafford”.

United refuzon ta shesë, por me dy vite të mbetura në kontratë, ata mund të detyrohen ta shesin për të përfituar sa më shumë ekonomikisht. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart