Man City mezi e mposht Bournemouthin - Gazeta Express
string(36) "man-city-mezi-e-mposht-bournemouthin"

Gazeta Express

15/07/2020 21:11

Man City mezi e mposht Bournemouthin

Gazeta Express

15/07/2020 21:11

Shpresat e Bournemouth për të mbijetuar në Premierligë kanë marrë një tjetër goditje të rëndë, pasi Manchester City e mposhti me rezultat të ngushtë në Etihad Stadium.

David Silva dhe Gabriel Jesus i shënuan golat e fitores aspak bindëse 2:1 për Manchester City të mërkurën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo është fitorja e parë në ndeshjen e parë pas vendimit të CAS-it për t’ia shfuqizuar dënimin me dy vjet mospjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për Manchester City e Pep Guardiolës.

Rrallë ndonjë skuadër e mbizotëron Manchester City në Etihad, por këtë e bëri Bournemouth edhe pse nuk arriti ta marrë barazimin e merituar.

Mesfushori spanjoll Silva e hapi serinë e golave duke treguar se ende e ka klasin e lartë. Ai  shënoi gol mbresëlënës nga gjuajtja e lirë.

Pak më vonë, ai asistoi për Jesus, i cili e dyfishoi epërsinë për City në pjesën e parë.

Në fund të ndeshjes, David Brooks shënoi për ta kthyer Bournemouthin në lojë.

Por ishte tepër vonë, pasi City ia doli të mbahej përkundër rasteve të mira të vizitorëve në minutat shtesë.

City tani mbledh 75 pikë në vendin e dytë, 12 më shumë se Chelsea në vendin e tretë, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Bournemouth ngel në pozitën e 18 me 31 pikë, tri më pak se Watfordi dhe West Hami në dy pozitat më lartë. Këto dy të fundit e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, megjithatë. /Gazeta Express/