Man City fiton lehtësisht ndaj Crystal Palace, i afrohet në vetëm dy pikë liderit Man Unitedit - Gazeta Express
string(93) "man-city-fiton-lehtesisht-ndaj-crystal-palace-i-afrohet-ne-vetem-dy-pike-liderit-man-unitedit"

Man City fiton lehtësisht ndaj Crystal Palace, i afrohet në vetëm dy pikë liderit Man Unitedit

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 22:14

Manchester City e ka mposhtur me shumë lehtësi 4:0 Crystal Palacen, duke e bërë një hap tjetër afër kreut të Premierligës, sepse tani ngel vetëm dy pikë larg liderit dhe rivalit, Manchester United, me një ndeshje në dispozicion.

John Stones, Ilkay Gundogan dhe Raheem Sterling shënuan për t’ia siguruar fitoren e katërt radhazi skuadrës së Pep Guardiolës kundër një Palace të pafuqishëm që s’e pati asnjë goditje në kornizën e portës, të dielën në Etihad Stadium, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të kaltrit e Mançesterit – që mbizotëruan nga minuta e parë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit – u desh të prisnin gati gjysmë ore për ta thyer akullin.

Qendërmbrojtësi anglez Stones e kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi në minutën e 26-të, kur shënoi me kokë pas një harkimi nga Kevin de Bruyne.

Palace, ndërkohë, dështoi të godiste në kornizën e portës së Edersonit qoftë edhe një herë të vetme.

Gundogan e dyfishoi epërsinë për vendasit me një gol fantastik në minutën e 56-të, para se Stones ta trefishonte atë me golin e dytë personal në këtë takim.

Sterling e vulosi fitoren e katërt radhazi për citizens duke shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 88-të.

Manchester City tani mbledh 35 pikë dhe ngjitet në pozitë ne dytë në Premierligë, dy më pak se lideri dhe rivali Manchester United, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Palace, ndërkohë, ngel në pozitën e 13-të, 11 pikë larg zonës së rënies nga liga. /Gazeta Express/

Golat dhe rastet e ndeshjes: