Man City e huazon Muriçin?


Gazeta Express
15 Maj 2019 13:21

Arijanet Muriç mund të huazohet gjatë kësaj vere në një ekip tjetër pasi nuk po gjen hapësira në skuadrën e Pep Guardiolës. Manchester City po mundohet ta zgjedh opsionin më të mirë për portierin shqiptar

Manchester City po mendon ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Arijanet Muriçin për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Portieri shqiptar nuk pati hapësira të mjaftueshme në ekipin e Pep Guardiolës sezonin që shkoi dhe kampioni i ri i Anglisë nuk dëshiron ta “djeg” portierin me perspektivë, shkruan portali britanik “The Samford Crimson”.

Duke e pasur parasysh se portieri Ederson është i pakonkurrencë, portieri shqiptar nga Mali i Zi do të kishte përsëri shumë pak hapësira në “Etihad Stadium” edicionin e ardhshëm.

Të vetëdijshëm për këtë fakt, “Citizens” po planifikojnë ta huazojnë gjigantin e portës, i cili shkëlqeu me Përfaqësuesen e Kosovës që kur iu bashkua asaj në vitin 2018.

20 vjeçari nuk e mundësinë të luante në Premierligë, por iu dha rasti në disa ndeshje në Kupën e Anglisë.

Prandaj, sezonin e ardhshëm ka gjasa që ai të huazohet në një ekip më mesatar, ku do ta kishte mundësinë të ketë vazhdimësi duke mbrojtur rregullisht. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart