Man City arrin marrëveshje për “Neymarin e ri” - Gazeta Express
string(44) "man-city-arrin-marreveshje-per-neymarin-e-ri"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2021 12:35

Man City arrin marrëveshje për “Neymarin e ri”

Futboll

Gazeta Express

13/04/2021 12:35

Manchester City është buzë blerjes së talentit të madh brazilian, Kayky, nga Fluminense. Ky klubet ranë në ujdi në shkurt për një shumë prej 10 milionë eurosh, plus bonuse, si dhe 20% nga shitja e tij në të ardhmen.

Marrëveshja për 17-vjeçarin pritet të konfirmohet nga të dy palët së shpejti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi, i cili cilësohet si “Neymari i ri” në Brazil, do të mbërrijë në City në qershor të vitit 2022, kur do t’i ketë mbushur 18 vjet.

Ai vlerësohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj në Amerikën e Jugut dhe i ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje në ligën elitare braziliane këtë sezon.

City njoftoi muajin e kaluar se Sergio Aguero do të largohet nga klubi në verë pas plot 10 vjetëve. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë në historinë e City me 257 gola në 385 ndeshje.

Kayky do të vijë në Etihad si zëvendësues i tij afatgjatë. /Gazeta Express/