'Mami mos ik...', infermierja shqiptare që shkoi në Itali rrëfen ndarjen nga i biri - Gazeta Express
string(77) "mami-mos-ik-infermierja-shqiptare-qe-shkoi-ne-itali-rrefen-ndarjen-nga-i-biri"

‘Mami mos ik…’, infermierja shqiptare që shkoi në Itali rrëfen ndarjen nga i biri

Gazeta Express

04/04/2020 10:48


Para disa ditësh 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Alma Bashvogli, një mjeke nga Peqini, është një prej tyre.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ajo ka treguar pse pranoi t’i bashkohet grupit të mjekëve që shkuan në Itali, ndarjen nga djali 3 vjeçar, si nuk iu tha prindërve e shumë të tjera.

Lexo Edhe:

Bashvogli ka treguar se momenti më i vështirë për të ka qenë përqafimi me djalin 3 vjeçar teksa po shkonte në aeroport dhe ai insistonte “Mami mos ik në punë”.

Intervista

– Alma, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e grupit e 30 mjekëve dhe infermierëve që po asistojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit? Çfarë ju shtyu ta pranonit këtë thirrje?

Sapo pashë thirrjen që bëri ministrja e Shëndetësisë bashkë me profesor Arben Gjatën, që gjithë mjekët e studentët të aplikonin për të ndihmuar në raste nevoje, unë duke qenë se jam shkëputur nga pozicioni mjek, sepse punoj në administratë, ndjeva nevojën të jepja kontributin tim kundër këtij armiku të panjohur por shumë të rrezikshëm.

– Nga kush ju erdhi ftesa për t’iu bashkuar grupit? A është e vërtetë që iu ka telefonuar kryeministri secilin prej jush?

Mua personalisht më ka marrë në telefon Nensi, këshilltarja e ministres… Edhe më pyeti shprehimisht: Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”. Pra, mua s’më ka marrë në telefon kryeministri, por këshilltarja e ministres.

– A pati hezitime nga ju apo familja juaj duke qenë se bëhet fjalë për në punë të rrezikshme?

Këtë vendim ja komunikova vetëm tim shoqi i cili më mbështeti që në fillim. Prindërve të mi nuk ja thashë sepse e dija që s’do më mbështesnin. Deri në momentin që kam qenë në aeroport ata s’e dinin. Kishin parë në TV për nisjen e 30 mjekëve… edhe më telefononin vazhdimisht. Unë ngurroja t’ua hapja sepse s’doja t’i mërzisja. E morën vesh pasi unë erdha në Breshia. Tashmë s’kishte kthim pas…

– Cilat janë vështirësitë kryesore që po hasni gjatë punës? Si reagojnë në spital kur mësojnë se jeni nga Shqipëria?

Ne jemi mikpritur shumë mirë nga gjithë stafi i spitalit civil të Breshias. Na mbështesin fort… Unë për momentin jam pjesë e mjekësisë preventive… arrij të realizoj mbi 300 tampone në ditë pacientëve të cilët janë të të gjithë grupmoshave.

E veçanta e këtij virusi lidhet me faktin që s’ka simptoma specifike… pacientë të ndryshëm ankohen për simptoma të ndryshme.

Duke filluar nga dhimbje koke, dhimbje fyti, këputje të përgjithshme, diarre. Madje ka nga ata që janë pozitivë, por asimptomatikë deri në fund.

Të gjithë janë shumë të sjellshëm, si stafi edhe pacientët. Ndoshta fakti që ne shqiptarët e flasim mirë italishten, na ndihmon të kemi një komunikim të mirë.

– Ju vetë, a keni frikë?

Frikë nuk kam, pasi jam shumë e kujdesshme gjatë ushtrimit të profesionit… ruaj distancat sociale kështu që jam deri diku e mbrojtur. Në këtë spital, ka edhe shumë personel mjekesor dhe infermieror të prekur me COVID.

-Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani?

Momenti më i vështirë për mua, ishte kur përqafova djalin (3-vjeçar) dhe duhet të shkoja në aeroport edhe ai që insistonte… mami mos ik në pune…