Mallkimi La Llorona: Misteri i gruas që vajton dhe rrëmben fëmijët


load
Gazeta Express
22 Prill 2019 21:40

Nëse ndodheni në Meksikë, provoni të thoni  La Llorona dhe do e shikoni se si fëmijët ikin të frikësuar.

Gruaja që vajton – ose gruaja e pikëlluar, varet se kë e pyet, siç edhe vërehet ka bërë krime të tmerrshme në jetën e saj, sa që shpirti i saj ka mbetur në Tokë.

Tani ajo endet në tërë botën duke frikësuar fëmijët, ose të paktën sipas përrallave të gjumit, ajo shkon tek veshi i fëmijëve përpara se ata të bien në gjumë.

Legjenda e saj daton qindra vite më parë, me histori e cila tregohet në mënyra të ndryshme, nga ato popullore, deri tek shfaqjet televizive.

Filmi i fundit, i cili i bashkohes sagës the Conjuring, quhet, Mallkimi i La Lloronas, ku aktorja kryesore është Linda Cardellini, e cila në film e gjen veten duke mbrojtur fëmijët nga gruaja e mallkuar.

Historia mund të duket si një përrallë filmi, për në realitet, është një përmbledhje e tregimeve, të cilat ndryshojnë nga vendi në vend.

Historia e vërtetë e Mallkimit të La Llorona

Versioni më i famshëm i historisë fillon me Marinë, një bukuroshe, e cila martohet me një burrë të pasur.

Maria dhe burri i saj kishin dy fëmijë, por pas disa viteve të lumtura, martesa e tyre hyn në një rrugë tjetër, shkruan Mirror –transmeton GazetaExpress.

Burri fillon që të kalojë më pak kohë në shtëpi, duke e injoruar atë por duke u kujdesur vetëm për fëmijët.

Një ditë Maria po ecte me fëmijët, dhe rastësisht e sheh burrin e saj me një grua tjetër.

E nervozuar me atë që pa, ajo i gjuan fëmijët e saj në lum, dhe i shikon teksa mbyteshin e zhdukeshin. Por ajo vonë e kupton se çka ka bërë, dhe tani është vonë edhe pse ishte penduar.

Maria vrapon tek bregu i lumit, duke vajtuar “Ay mis hijos!” që do të thotë ‘Oh, fëmijët e mi! ose Oh bijtë e mi!’

Më pastaj Maria e fundosë veten, dhe u varros të nesërmen në fshat.

Sigurisht, ky nuk është fundi i tregimit.

Atë natë fshatarët e dëgjojnë një zë që vajton, ishte zëri i Marias duke thënë “Ku janë fëmijët e mi?”

Ndërsa po atë natë, një grua e veshur në të bardha, ecte në bregun e lumit.

Disa histori thonë se kur ajo arriti në dyert e parajsës, ajo u refuzua, dhe u rikthye përsëri në Tokë, deri sa ajo të gjente fëmijët e saj.

Më vonë ajo u quajt La Llorona, që do të thotë Gruaja që vajton, dhe shfaqet afër lumenjve e oqeaneve, por gjithmonë në errësirë.

Me kalimin e viteve historia u zhvillua. Tani njerëzit thonë që ajo i rrëmben fëmijët të cilët ngjasojnë me fëmijët e saj, ose ata që nuk sillen mirë, e që në fakt ngjasojnë me historitë që prindërit ia tregojnë fëmijëve të tyre për ti trembur në rast se ata nuk kanë sjellje të mira.

Por historia e vërtetë e La Lloronës, është në fakt se ajo nuk vjen në shtëpitë tuaja, por ajo është gruaja e cila gjithmonë po vajton për t’i gjetur fëmijët e saj, histori kjo që në shumë vende konsiderohet të jetë jo vetëm një legjendë, por e vërtetë! /GazetaExpress/ Përktheu: Edon Baliqi/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart