Mali i zi, shqiptari vritet me plumb në kokë - Gazeta Express
string(43) "mali-i-zi-shqiptari-vritet-me-plumb-ne-koke"

Mali i zi, shqiptari vritet me plumb në kokë

Gazeta Express

29/01/2020 19:46

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Malin e Zi. Media vendase raporton se viktima është identifikuar si Edmont Gjinkolaj. Trupi i shqiptarit është gjetur i pajetë me një plumb në kokë në fshatin Miles pranë Tuzit.

Vijesti raporton se policia tashmë ka mundur të arrestojë personin e dyshuar për ekzekutimin, që sipas medias malazeze është shtetasi  Paljoka Juncaj.

Lexo Edhe:

Shqiptari ka hyrë në Malin e Zi më datë 4 janar dhe ka qëndruar në Tuz me tre shtetas të tjerë shqiptarë

Një gjykatës hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë ka urdhëruar mbajtjen në burg të autorit të vrasjes deri në 30 ditë për vrasjen e Gjinkolajt, i cili u gjet të shtunën e shkuar. Ende nuk dihen motivet e krimit.