Mali i Zi – Kosova pa shikues, ky është reagimi i mediave serbe


load
Gazeta Express
26 Mars 2019 15:31

Mediat serbe kanë reaguar pas përhapjes së lajmit që ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës mund të zhvillohet pa praninë e shikuesve

Ndeshja kualifikuese e Kampionatit Evropian 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës mund të zhvillohet pa praninë e shikuesve, shkruan Gazeta Express.

Tifozët malazezë kanë bërë thirrje raciste ndaj futbollistë me ngjyrë anglezë, prandaj UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës Malazeze të Futbollit.

Me këtë rast, Mali i Zi mund të dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues, që nënkupton se dueli me Kosovën më 7 qershor të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Rreth këtij vendimi të mundshëm kanë reaguar mediat serbe.

“Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj të së ashtuquajturës Kosovë në Podgoricë?”, shkruan në titull “Telegrafi” serb.

“Nëse merren në konsideratë problemet eventuale që mund të shfaqen me një vend që nuk është i njohur, ndoshta ky është një ‘aksion preventiv’ për ta bërë punën më të lehtë”, vazhdon “Telegraf.rs”.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese të Evropianit ndaj Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë, ndërsa duelin tjetër e zhvillon më 10 qershor ndaj Bullgarisë, po ashtu në udhëtim. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart