Mali i Zi e gjen Kosovën për ta kërkuar fitoren e parë pas një viti


load
Gazeta Express
14 Tetor 2019 12:45

Mali i Zi qe një vit është duke pritur fitore në një ndeshje zyrtare. Dhe, këtë synim shpreson ta arrijë sonte në Prishtinë si mysafir i Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, shkruan Gazeta Express

Fqinjët ende nuk e kanë shënuar asnjë fitore në kampanjën kualifikuese duke i regjistruar tri humbje dhe tri barazime.

Mali i Zi i ka mbledhur vetëm tri pikë në gjashtë ndeshjet e deritashme kualifikuese për “Euro 2020”.

Njërën prej tyre e ka fituar në ndaj Kosovës, në takimin e parë të tyre në Podgoricë që ishte mbyllur me rezultat 1:1.  

Ndërkohë tri të tjera i synon t’i fitojë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri, ku Kosovës i duhet patjetër fitorja për të shpresuar akoma në Evropian, ndërsa Malit të Zi veç sa për t’u dhënë fund rezultateve negative, raporton Express.

Është vet trajneri i malazezëve, Faruk Hadzibegic, ai i cili tha se skuadra e tij ka ardhur në Prishtinë për t’i fituar tri pikë.

“Çdo herë në këtë stadium ka pasur shikues dhe nuk do të befasohem nëse do të ketë shumë shikues në stadium. E kemi bërë analizën. Nuk ka pesimizëm në ekipin tonë. Fokusi jonë është Liga e Kombeve pasi jemi ekip i ri. Atmosfera do të jetë e zjarrtë në stadium, pasi Kosova ka gjasa për kualifikim. Do të jetë test i mirë për neve dhe do të shkojmë të nxjerrim më të mirën”, ka thënë Hadzibegic.

Optimistë për duelin me Kosovën ishin edhe futbollistët malazezë. Bashkë me ta në Kosovë ka ardhur edhe Fatos Beqiraj, për të cilin ndeshja e sontme është tepër e veçantë dhe emocionuese pasi do të luajë në atdhe kundër vendlindjes. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart