Makron: Së pari reformat, pastaj data për Maqedoninë e Veriut


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 19:32

Presidenti francez Emanuel Makron deklarohet i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, vetëm nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e zgjerimit dhe vazhdohen reformat e brendshme. Por, ai kundërshton anëtarësime të tjera në union, pa reformim thelbësor duke thënë se BE-ja ndodhet në buzë të greminës.

Makron madje vlerëson se vendet anëtare të BE-së nuk mund të mbështeten më te Shtetët e Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s duke e konsideruar Aleancën të vdekur si tru. Këto deklarata Makron i ka bërë për revistën britanike Ekonomist.

Te fundit


Kthehu lart