Makinë e blinduar me targa ruse, i aksidentuari është vëllai i deputetes shqiptare


Gazeta Express
12 Shtator 2019 13:49

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me shoferin e makinës me targa ruse që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Mësohet se Eldin Dergjini është vëllai i deputetes Ambra Borova dhe emrin e vërtetë e ka Elti Borova.

34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe është përplasur me bordurën e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.

Më pas Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi dhe ka mbërritur në një spital privat.

34-vjeçari pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumente.

Dergjini është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike.

Te fundit


Kthehu lart