Makinat përplasen ashpër në autostradë, dalin pamjet e aksidentit


Gazeta Express
14 Prill 2019 17:03

Nje aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Benz” dhe “Volkswagen”.

Si pasojë e impaktit makinat janë bërë copash ndërsa njëra ka dalë jashtë rrugës, ashtu siç tregojnë dhe pamjet e siguruara nga Oranews.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar rëndë nga aksidenti. Një person ka mbetur i plagosur lehtë. Për shkak të incidentit në autostradë është bërë një varg i gjatë trafiku./Express

Te fundit


Kthehu lart