Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles.
Sipas mediave të huaja, shtatë persona janë plagosur dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD).
Thuhet se incidenti ndodhi në orën 02:00 sipas orës lokale (09:00 GMT) pranë një klubi nate në North Vermont Avenue, afër kryqëzimit me Santa Monica Boulevard, i cili është i famshëm për jetën e tij të natës.
Njëri nga pacientët kishte një plagë plumbi, tha Kapiteni i LAFD-së, Adam VanGerpen, dhe dëshmitarët okularë përshkruan se kishin dëgjuar të shtëna. “Kjo është nën hetim nga policia,” tha ai më tej, shkruan A2 CNN.
Shërbimet e emergjencës në vendin e ngjarjes në Los Angeles, ku thuhet se një makinë është përplasur me një turmë njerëzish.
Kapiteni VanGerpen tha gjithashtu se personi me plagën e plumbit mund të jetë shoferi, por shtoi “ne nuk e kemi konfirmuar ende këtë”.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë gri në trotuar me mbeturina të shpërndara në tokë dhe një prani të madhe policie.
Aktualisht nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi hyrjen e automjetit në turmë, shkruan A2 CNN.
Viktimat janë dërguar të gjitha në spitale ose qendra traumatike, u tha kapiten VanGerpen gazetarëve në vendngjarje.
Ai tha se shumica e atyre në turmë ishin gra që prisnin të hynin në klubin e natës, raporton A2 CNN.
“Ishte një skenë shumë kaotike”, tha Kapiten VanGerpen, duke shtuar se “shumë kalimtarë pranë klubit dolën për të ndihmuar njerëzit”.