Makina e polices shqiptare hidhet në erë me tritol - Gazeta Express
string(50) "makina-e-polices-shqiptare-hidhet-ne-ere-me-tritol"

Gazeta Express

26/01/2020 8:16

Makina e polices shqiptare hidhet në erë me tritol

Gazeta Express

26/01/2020 8:16

Një automjet është hedhur në erë me tritol mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Automjeti tip “Audi” rezulton të jetë në pronësi të një efektiveje policie me inicialet O.B. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, lënda plasëse është hedhur nga jashtë shtëpisë në afërsi të makinës, e cila ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së efektives së policisë.

Mësohet se, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, një grup pune i përbërë nga Prokuror, ekspertë xhenier dhe inspektorë të luftës kundër krimit po heton në dy pista: ajo e vendosjes së lëndës plasëse për shkak të detyrës, si dhe pista e ndonjë konflikti të mundshëm me banorët e lagjes.

Lexo Edhe:

Po ashtu, mësohet se efektivja me iniciale O.B. është punonjëse e njësisë operacionale në pranë DVP Durrës.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.