Make Up Artistja Genta Veliqi, hyn fuqishëm në treg


Gazeta Express
25 Qershor 2019 14:38

Grimi është një element shumë i rëndësishëm në pamjen e një vajze, ndaj dhe ato duhet të jenë të kujdesshme për mënyrën se si e aplikojnë atë. Edhe pse në fillim duket i thjeshtë, jo çdo kush mund ta bëjë atë në mënyrë të përkryer.

Genta Veliqi është njëra ndër grimeret, e cila kohëve të fundit është duke u përfolur për punën që bën, sepse secila vajzë është ndarë e kënaqur nga puna e saj, si për grim, flokë ashtu edhe për microblending.

Çelësi i suksesit të saj nuk ishte edhe aq i thjeshtë, pasi që Genta ka kryer disa shkolla që kanë të bëjnë vetëm me grim dhe flokë, por edhe për trajtime të tjera të bukurisë.

Genta ka një shpirt artisti brenda vetes, e cila nëpërmjet çdo hijeje të aplikuar në fytyrë pasqyron një ndjenjë të mrekullueshme.

Sidoqoftë, sezoni i verës për të ka filluar shumë fuqishëm, pasi që shumë vajza janë duke ia besuar punën për ditën më të rëndësishme të tyre, siç është martesa. Genta, në një prononcim për Gazetën Express, tha se përvoja e saj ka bërë që ajo të hy fuqishëm në treg.

“Përvoja ime disa vjeçare ka bërë që unë ta bëj punën në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak se e di çka kërkojnë vajzat”, tha Veliqi për Express. Ndër të tjera, kur ajo u pyet se çka është ne trend këtë verë, Genta, propozoi thjeshtësinë.

“Unë personalisht e dua thjeshtësinë. Ndërkaq trendi për këtë verë, janë ngjyrat më të lehta”, u shpreh Veliqi pë Express.

Përveç grimit e flokëve, kjo artiste grimi merret edhe me rregullimin e thonjve. Është e certifikuar po ashtu edhe për mbjelljen e qerpikëve dhe rregullimin e vetullave. Nëse dëshironi të ndiheni të veçanta në çdo hap që bëni, ia vlen ta vizitoni këtë artiste grimi në sallonin e saj, i cili gjendet në rrugën “Muharrem Fejza” te Rruga B.

Te fundit


Kthehu lart