Majlinda Kelmendi është sportistja më e suksesshme në historinë e sportit kosovar.
Xhudistja nga Peja në një bisedë në RTK është rrëfyer për jetën në izolim, përditshmërinë në Qendrën Sportive të Xhudos si dhe shtyrjen e Lojërave Olimpike.
“E di qe kemi qenë sporti i vetëm që nuk i kemi ndalur stërvitjet. Në fillim ka qenë paksa e frikshme, për shkak se nuk kemi mundur të shkojmë askund. Ka qenë ndjenjë e çuditshme që s’kemi mundur ta shohim familjen”, ka thënë fillimisht Majlinda Kelmendi.
“Kisha pasur nevojë të pushoj, pavarësisht se nuk e kam parë familjen, kam pasur kohë të ushtroj dhe të mendoj më mirë”, thekson më tej Kelmendi, duke treguar më pas për ushtrimet në karantinë:
“Kemi ushtruar dy orë në mëngjes, pastaj e kemi pasur drekën dhe kemi ecur në bjeshkë. Kemi stërvitur edhe pasdite. Kemi luajtur edhe futboll. Personalisht e kam mirëpritur vendimin e shtyrjes së Lojërave Olimpike pasi nuk e kam dhënë 100 përqindshin në stërvitje, tani kam kohë të stërvitem edhe më shumë”, përfundoi ajo.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...