Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me fenomenin shqetësues të rritjes së eskortave në vendet tona, të cilat po promovohen shpesh si “influencere”, “modele” ose figura publike, duke përfituar madje respekt dhe status të lartë në shoqëri.
Në një postim në Instagram, Majk shprehu shqetësimin për mënyrën se si ky fenomen po normalizohet:
“Edhe ma shqetsuse o rritja e eskortav ne venet tona, eskorta qe ne shikim tpar doken normale, cilsohen si ‘modele’, ‘influencerka te rrjetev sociale’ etj… edhe jon shum te respektume e te ngrituna ne shoqerine tone ir ja kena kalu Bullgaris, Moldavis moti….”
Reperi thekson se ky realitet është alarmues, pasi po krijon një shoqëri ku pamja fizike dhe pasuria e shpejtë vlerësohen mbi moralin, edukimin dhe punën e ndershme. Ai shprehet se ky fenomen nuk duhet të konsiderohet si sukses dhe se duhet të ekzistojë një përpjekje më e madhe për të ruajtur vlerat e shëndetshme.
Reagimi i Majk ka shkaktuar shumë diskutime në rrjet, ku ndjekësit e tij janë shprehur tërësisht dakord me qëndrimin e artistit. Shumë prej tyre kanë theksuar se media dhe rrjetet sociale shpesh promovojnë modele të rreme suksesi, duke ndikur negativisht tek brezi i ri.
Artistit i bëhet thirrje për më shumë vetëdijesim dhe edukim, duke nënvizuar se nuk duhet të lejohet që antivlerat të zëvendësojnë figurat e vërteta për t’u marrë shembull.
Ky reagim i Majk rikthen në qendër të debatit publik rolin e etikës dhe të moralit në shoqërinë moderne, veçanërisht në epokën e rrjeteve sociale, ku imazhi dhe dukja shpesh e kalojnë vlerën e punës dhe karakterit. /GazetaExpress/