Maguire insiston se s’e lëndoi qëllimisht Batshuayin: Mendova se do të më binte përmbi - Gazeta Express
string(84) "maguire-insiston-se-se-lendoi-qellimisht-batshuayin-mendova-se-do-te-me-binte-permbi"

Maguire insiston se s’e lëndoi qëllimisht Batshuayin: Mendova se do të më binte përmbi

Gazeta Express

18/02/2020 8:59

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, insistoi se ai nuk dëshironte ta lëndonte Michy Batshuayin, pas përplasjes me sulmuesin e Chelseat gjatë ndeshjes të së hënës në Premierligë.

Gjatë ndeshjes të së hënës në Stamford Bridge, gjatë kohës sa po luftonte për një top që po dilte jashtë fushës së lojës, Harry Maguire u rrëzua në bar, përderisa Michy Batshuayi ishte duke vrapuar pas tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i Djajve të Kuq e zgjati këmbën e tij në atë moment, duke e goditur sulmuesin e Chelseat nën bark, menjëherë përpara vendit ku ishin të ulur anëtarët e stafit të trajnerit dhe lojtarët e Chelseat.

Pasi incidenti u rishikua nga VAR-i, Maguire nuk u ndëshkua me karton të kuq për incidentin, pasi që u vlerësua si sjellje jo e dhunshme. Mbrojtësi i Manchester Unitedit më vonë e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Djajve të Kuq.

Megjithatë, ky nuk ishte rasti i vetëm kur pati ndërhyrje të VAR-it në ndeshje, pasi që Chelseat iu anuluan dy gola – njëra për pozitë jashtë loje dhe tjera për shkak të një ndërhyrjeje të parregullt gjatë aksionit.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Frank Lampard, tha se qendërmbrojtësi anglez nuk duhej as të kishte qenë në fushë për ta shënuar golin e dytë të ndeshjes dhe shtoi se beson se skuadra e tij u dëmtua nga VAR-i gjatë ndeshjes të së hënës.

Por, Maguire ka insistuar se ai nuk e kishte qëllim ta lëndonte Batshuayin kur e zgjati këmbën, por vetëm po tentonte ta ruante veten.

“E di që e godita dhe e ndieja se ai do të binte mbi mua dhe reagimi im natyral ishte ta drejtojë këmbën për ta ndalur atë”, tha Maguire, në një intervistë të dhënë për Sky Sports pas ndeshjes.

“Nuk ishte goditje dhe nuk ishte e qëllimshme. Mendoj se ishte vendimi i duhur [për të mos më ndëshkuar me karton të kuq]. E di që pati kontakt, por unë s’e kisha për qëllim ta lëndoja”.

“Ishte thjesht një reagim i natyrshëm. I kërkova falje menjëherë dhe ishte një gjë e këndshme që gjyqtari e kuptoi situatën”. /Gazeta Express/