Magjia e Championsit vjen në Camp Nou për betejën mes Barçës dhe Unitedit


Gazeta Express
16 Prill 2019 9:30

Liga e Kampionëve do të kthehet në aksion sonte, kur do të vendosen dy gjysmëfinalistët e parë të këtij sezoni. Barcelona do të tentojë ta mbrojë epërsinë 1:0 në Camp Nou, vendin ku Manchester Unitedi e kishte siguruar triumfin më të madh në histori të klubit.

  • Barcelona është në epërsi me rezultat 1:0 nga ndeshja e parë
  • Manchester Unitedi po shpreson ta përsërisë arritjen kundër Paris Saint-Germainit
  • Valverde: Prioriteti ynë është të shënojmë
  • Solskjaer: Duhet ta mbajmë portën e paprekur dhe jemi në lojë
  • Fituesi do të përballet me Liverpoolin ose Porton në gjysmëfinale

Pas pesë ndeshjeve brenda 15 ditëve, Ernesto Valverde, u përgatit për ndeshjen kthyese duke startuar me lojtarë të rinj kundër Huescas në fundjavë. Gerard Pique dhe Luis Suarez ishin të suspenduar, ndërsa Sergio Busquets, Lionel Messi, Sergi Roberto dhe Ivan Rakitic e kishin marrë pushim, transmeton Gazeta Express.

Barcelona pritet të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm kundër Manchester Unitedit sonte, pasi që Ousmane Dembele është rikuperuar dhe luajti edhe kundër Huescas. Por, edhe “Djajtë e kuq” janë shprehur të gatshëm për luftën për ta siguruar një vend në gjysmëfinale.

Barcelona

Formacioni i mundshëm: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Rakitić, Busquets, Arthur; Messi, Suárez, Dembélé 
Jashtë: Rafinha
Në dyshim: Vermaelen
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Busquets, Semedo
Ndeshja e fundit: Huesca 0:0 Barcelona
Forma: BFFBFFFFFF

Barcelona ka përfituar nga 14 autogola në Ligën e Kampionëve, ku bën pjesë edhe autogoli i javës së kaluar që ia siguroi fitoren kundër Manchester Unitedit. Asnjë klub s’ka përfituar më shumë nga autogolat në histori të kësaj gare evropiane.

Manchester United

Formacioni i mundshëm: De Gea; Dalot, Lindelöf, Smalling, Young; McTominay, Fred, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial
Jashtë: Bailly, Herrera, Shaw, Valencia
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Herrera, Matić, Valencia, Young
Ndeshja e fundit: Manchester United 2:1 West Ham
Forma: FLLFLLFFFB

Dy penalltitë e Paul Pogbës kundër West Hamit bënë që ai t’i ketë shënuar shtatë gola nga 11-metërshi këtë sezon të Premierligës për “Djajtë e kuq”, vetëm një pak se Ruud Van Nistelrooy në 2002/03 që e mban rekordin e klubit.

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës

“Nuk jemi të frikësuar, vetëm shumë të emocionuar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që e kemi para vetes një ndeshje shumë të vështirë nëse duam të arrijmë në gjysmëfinale”.

“Jemi të vetëdijshëm për pikat e forta të Manchester Unitedit. E dimë që nuk duhet t’u lejojmë rast pas rasti, duhet ta mbyllim çdo hapësirë. Nëse ata gjejnë hapësirë për të vrapuar, do të jenë mirë”.

“Natyrisht ne do të tentojë të mos i lejojmë të shënojmë dhe të shënojmë vetë. Prioriteti jonë është që të shënojmë e jo të shkojmë duke menduar se jemi në epërsi”.

Ole Gunnar Solskjaer, trajner i Manchester Unitedit

“Finalja e vitit 1999 është një kujtim fantastik. Hera e fundit që isha në këtë fushë ishte e vetmja herë. Nuk e kujtoj atë natë shpesh. Vetëm mezi po pres të shoh nëse mund të luajmë më mirë se Barcelona. Jemi duke humbur 1:0, por nëse do të jetë ndeshje me shumë gola, ne e kemi një mundësi të mirë”.

“Nëse arrijmë ta mbajmë portën e paprekur, do të jemi në lojë. E dimë që mund të shënojmë gola nga kornerat e goditjet e lira sepse jemi më të mëdhenj sesa ata, por duhet të mbrohemi mirë. Nuk më pengon nëse goli vjen në minutën e 93-të. Duhet të jemi në formë të mirë fizike dhe të vazhdojmë të luajmë”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart