Macron zgjedh Jean Castex kryeministër të ri në Francë - Gazeta Express
string(54) "macron-zgjedh-jean-castex-kryeminister-te-ri-ne-france"

Macron zgjedh Jean Castex kryeministër të ri në Francë

Gazeta Express

03/07/2020 14:45

Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi të premten shërbyesin civil francez, Jean Catex, që ka hartoi politikat e zbutjes së masave kundër koronavirusit, si kryeministër të ri, në kuadër të një rifreskimi të qeverisë.

“Presidenti i republikës ka emëruar Jean Castex si kryeministër dhe e ka mandatuar atë të krijojë një qeveri”, tha presidenca në një deklaratë të shkurtër.

Lexo Edhe:

Kryeministri Eduard Philipe dhe e gjithë qeveria e tij, dhanë dorëheqjen të premten ndërsa partia e Macron nuk arriti rezultate të kënaqshme në zgjedhjet lokale të fundjavës së shkuar dhe presidenti po përgatitet të adresojë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vëzhguesit e cilësuan një bast politik për Macron zëvendësimin e Eduard Philipp, që në sondazhe ishte akoma më popullor se edhe vetë presidenti.