Macron e kryen në Beograd, lë këtë mesazh: Së bashku te ndërtojmë paqe mes Kosovës dhe Serbisë


Gazeta Express
16 Korrik 2019 14:05

Presidenti i Francës, Emaunel Macron, ka përfunduar sot vizitën e tij dy ditore në Beograd. Ai në Beograd të hënën është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

E presidenti i Francës sot ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në tëitter pjesën e fjalimit të tij të mbajtur në Beograd, e në të cilin flet specifikisht për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duhet të ndërtojmë së bashku paqen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, ka shkruar presidenti francez, raporton Gazeta Express.

Presidenti francez e përmend gjatë fjalimit të tij e përmend kompromisin si një mundësi për të gjetur një zgjidhje për të dy palët, duke thënë se për një gjë të tillë ka inkurajuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucicin.

Edhe pse duket një gjë e vështirë,  Macron thotë se e inkurajon edhe palën kosovare, për të gjetur një zgjidhje inteligjente.

Lidhur me deklaratat e Macron për kompromis, ka folur sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e cilëson si një këshillë, pasi sipas tij mbase Kosova dhe Serbia nuk kanë nevojë për ndonjë kompromis.

“Vlerësimi për kompromis është në logjikat e një këshille që jepet në këto raste. Dhe mendoj që nuk bën përjashtim. E falënderojmë presidentin Macron për sinqeritet të shprehur, kur tha se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane,  me perspektivë evropiane, mendoj se kjo shpjegon shumë”. Është në logjikën e këshillave, nuk është një përshkrim i asaj se çfarë mund të jetë kompromisi , por është një këshillë e zakonshme që të gjejmë një kompromis, . Mund të jetë kompromisi i një anshëm, i dy anshëm, ose i asnjërës sepse s’ka nevojë. Kjo gjuhë është diçka e logjikshme”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, teksa ka folur sot para disa studentëve në Serbi, ka thënë se muaji shtator mund të jetë koha për rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart