Macron: Disa situata nuk janë vënë nën kontroll, duhet të reformojmë veten


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 15:25

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi në konferencë për shtyp se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten. Ai gjithashtu theksoi se vendet kandidate kanë ende punë për të bërë dhe se disa çështje ende nuk janë vënë nën kontroll.

“Ne e pranojmë se disa përpjekje dhe njëfarë progresi është bërë por akoma shohim disa situata që akoma nuk janë vënë nën kontroll, sidomos sa i takon migrimit në disa vende dhe sundimit të së drejtës. Para një zgjerimi efektiv duhet ta reformojë veten. Disa nga ne thonë se ne vetëm do ta hapim derën për fillimin e negociatave që do të zgjasin 10 ose 15 vjet dhe nëse nuk e kapim derën s’do të ketë më shumë shpresë tek ata që bëjnë përpjekje por gjithsesi ky nuk është shpërblimi i duhur. Ne nuk mundemi vetëm të hapim derën që dikush tjetër të anëtarësohet madje edhe për 20 vjet prandaj nuk do t’i dorëzohemi kësaj ambicie”-tha mes tjerash presidenti francez Macron.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart