Maçoku ”diplomat” i Foreign Office del në ”pension” - Gazeta Express
string(47) "macoku-diplomat-i-foreign-office-del-ne-pension"

Maçoku ”diplomat” i Foreign Office del në ”pension”

Gazeta Express

10/08/2020 10:37

Një nga maçokët më të njohur të Britanisë së Madhe, Palmerstoni, do të ”tërhiqet” nga shërbimi diplomatik pas katër vitesh, njoftoi Ministria e Jashtme britanike.

Palmerston, i quajtur me këtë emër për shkak të sekretarit të Jashtëm me shërbimin më të gjatë në Britaninë e Madhe, lordit Palmerston, i cili e mbajti këtë post për 15 vjet, mbërriti në Foreign Office në prill 2016 .

Lexo Edhe:

”Kryeshefi i maceve do të tërhiqet në fshat, ku ai ka kaluar bllokimin gjatë pandemisë, në shtëpinë e një anëtari të Ministrisë së Jashtme”, thanë burime nga Foreign Office.

Maçoku bardhezi ”ka” llogarinë e tij në Twitter, ku ka ”postuar” një letër, ”e nënshkruar” me dy printime me putra, ku thotë se “unë kam gjetur jetën time larg vijës së parë, i relaksuar, më i qetë dhe më i lehtë. Kam shijuar ngjitjen në pemë dhe ecjen në fusha rreth shtëpisë sime të re”.

Palmerston ishte bërë një fenomen i mediave sociale, me 105 000 ndjekës në Twitter.

Është e paqartë nëse do të ketë një pasardhës të Palmerstonit.