Macja bie nga kati i pestë, vazhdon rrugën pa asnjë problem - Gazeta Express
string(58) "macja-bie-nga-kati-i-peste-vazhdon-rrugen-pa-asnje-problem"

Macja bie nga kati i pestë, vazhdon rrugën pa asnjë problem

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 16:10

Një apartament u përfshi nga flakët në katin e pestë të një pallati në Çikago të enjten. Personat që jetonin aty dolën të palënduar.

Ndërsa zjarrfikësit ishin duke punuar për të vënë nën kontroll flakët, një mace e zezë u hodh nga kati i pestë. Për çudinë e të gjithëve macja ra në këmbë dhe vazhdoi rrugën pa asnjë problem.

Lexo Edhe:

“Ai shkoi menjëherë nën makinën time dhe u fsheh. Pas disa minutash, macja tentoi të futej sërish në pallat. Fatmirësisht nuk kishte asnjë lëndim”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Larry Langford.