“LVV nuk ka ofertë, e kanë një kërkesë, madje në formë kërcënimi – Është betejë karakteresh, një njeri konfrontues dhe një karakter terësisht tjetër, përafrues”, Vlora Çitaku - Gazeta Express
string(165) "lvv-nuk-ka-oferte-e-kane-nje-kerkese-madje-ne-forme-kercenimi-eshte-beteje-karakteresh-nje-njeri-konfrontues-dhe-nje-karakter-teresisht-tjeter-perafrues-vlora-citaku"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 20:58

“LVV nuk ka ofertë, e kanë një kërkesë, madje në formë kërcënimi – Është betejë karakteresh, një njeri konfrontues dhe një karakter terësisht tjetër, përafrues”, Vlora Çitaku

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 20:58

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Vlora Çitaku, e ftuar në Pressing në T7, ka thënë se në zgjedhjet e nesërme, s’bëhet vetëm fjalë për betejë mes ofertave por edhe karaktereve.

Për këtë të fundit, Çitaku ka thënë se përderisa Albin Kurti, lideri i VV’së, është njeri konfrontues që kërkon nënshtrim, lideri i PDK’së, BEdri Hamza, është unifikues që punon me ekip.

‘’LVV nuk ka as plan zgjedhor. Nuk kanë ofertë për qytetarët. Ata e kanë thjeshtë një kërkesë, madje në formë kërcënimi, ‘’na jepni 50%, na jepni 500 mijë zemra’’. Në ndërkohë ne kemi një ofertë. Por nuk është thjeshtë betejë e ofertave, është betejë e karaktereve. Kemi një njeri konfrontues, që kërkon nënshtrim, synon të shuaj çdo institucion të pavarur, të delegjitimojë edhe parlamentin e Kosovës. Në anën tjetër, ki një karakter tjetër, një njëri përafrues, unifikues, që punon me ekip, dhe që synon të ndërtojë konsensus edhe politik’’, ka deklaruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement