“Lutju Allahut”- burri kosovar mundohet ta qetësojë gruan në incidentin e tmerrshëm me aeroplan


Gazeta Express
17 Qershor 2019 10:32

10 persona janë lënduar në një fluturim i linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.

Ndërkaq mësohet se në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes kanë qenë 121 pasagjerë të cilët kanë pësuar tronditje gjatë turbulencave

E një burr kosovar deri sa ishin në gjendje kritike dhe udhëtarët në bord bërtisnin ai mundohej ta qetëson gruan e tij duke i thënë “Lutju All-llahut”.

Burri ka deklaruar se se në aeroplan u krijua situatë kaotike, ku të gjithë qanin dhe bërtisnin.

“Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”, ka rrëfyer burri i Mirjetës i cili është njëri nga dhejtë të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Baselit.

E në anën tjetër, Vivienne Gaskell, zëdhënëse e EuroAirport, ka konfirmuar për aksidentin.

Ndërkaq mësohet se turbulencat në aeroplan nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit. Arsyeja e aksidentimit sipas zyrtarëve të aeroportit po del të jënë turbulencat.

Te fundit


Kthehu lart