Lutfi Haziri tregon a do të kandidojë më për kryetar të Gjilanit - Gazeta Express
string(64) "lutfi-haziri-tregon-a-do-te-kandidoje-me-per-kryetar-te-gjilanit"

Lutfi Haziri tregon a do të kandidojë më për kryetar të Gjilanit

Gazeta Express

01/06/2020 15:03

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e të parit të Komunës, raporton Gazeta Express.

Në një paraqitje para mediave, Haziri ka deklaruar se nuk do të rikandidojë në postin e të parit të Gjilanit.

Lexo Edhe:

“Unë do të vazhdoj të qëndroj kryetar i Gjilanit deri në fund të mandatit ligjor. Nuk kam plane për rikandidim, kam plane që nga sot të tërhiqem butë nga roli im aktiv në politik”, tha ai.

Sipas tij, në këtë komunë do të vijë një gjeneratë e re evropiane.

“Në Gjilan do të vijë një gjeneratë e re që e bën Gjilanin evropian”, ka thënë ai. /Express/