Lumir Abdixhiku takon Vjosa Osmanin, e falënderon për bashkëpunimin e Kuvendit në kohën e pandemisë - Gazeta Express
string(98) "lumir-abdixhiku-takon-vjosa-osmanin-e-falenderon-per-bashkepunimin-e-kuvendit-ne-kohen-e-pandemise"

Lumir Abdixhiku takon Vjosa Osmanin, e falënderon për bashkëpunimin e Kuvendit në kohën e pandemisë

Gazeta Express

08/04/2020 13:48

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin

Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ku ka shkruar se e ka falënderuar Osmanin për angazhimin kundër pandemisë.

Lexo Edhe:

“Sot pata nderin të pres në takim Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. E falenderova për interesin dhe për mbështetjen që ajo dhe Kuvendi po i japin angazhimit tonë institucional në përpjekjen e përbashkët kundër pandemisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.