Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me koronavirus - Gazeta Express
string(47) "lumir-abdixhiku-rezulton-pozitiv-me-koronavirus"

Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me koronavirus

Gazeta Express

07/07/2020 13:57

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se momentalisht ai dhe gruaja e tij që ka rezultuar po ashtu pozitiv në testin për koronavirus po ndihen mirë dhe nuk kanë ndonjë simptomë.

Lexo Edhe:

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/